Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet në një pozë tërheqëse

Mediale Vip

Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet në një pozë tërheqëse

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:30
Anxhelina Hadërgjonaj

Anxhelina Hadërgjonaj tanimë për të gjithë ne është e njohur si vajza e këngëtares shqiptare, Albërie Hadërgjonaj.

Por, e njëjta vazhdon të jetë në fokus të shtypit rozë dhe shpesh komentohet për paraqitjet e saj ekstravagante.

E njëjta është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale dhe në atë Instagram numëron 148 mijë ndjekës.

Këtë herë, ajo ka vendosur të publikojë një fotografi tërheqëse me një kostum të zi, ndërsa ka vënë në pah gjoksin e saj atraktiv.

Imazhi në fjalë vetëm për një kohë të shkurtër ka marrë pëlqime dhe komente të shumta, duke e përgëzuar për këtë dukje glamuroze.

Anxhelina po ashtu siç shihet këto ditë është duke qëndruar në trojet shqiptare, pasi ishte parë së fundmi në një eveniment madhështor me nënën dhe motrën e saj.

Megjithatë, ajo është duke punuar në projektin e ri muzikor, e që shumë shpejt pritet një rikthim i saj në skenën tonë muzikore.

“Kopje pa kuptim” përndryshe mbetet kënga e saj e fundit e lansuar me klip, para shumë viteve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat