“Të gjithë bëjmë gabime”, a po e fal Khloe Kardashian ish-partnerin e saj?

Mediale Vip

“Të gjithë bëjmë gabime”, a po e fal Khloe Kardashian ish-partnerin e saj?

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:37
Khloe Kardashian dhe Tristian Thompsonon

Khloe Kardashian dhe ish-partneri i saj Tristian Thompsonon duket se po e hedhin pas krahëve të tërë historinë e tyre të tradhëtisë.

Në një intervistë për “On Purpose” ajo ka treguar se po ecën para nga zemërimi që ka patur në të kaluarën.

“Unë nuk mendoj se ai është një njeri i keq. Mendoj se të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz. Por vetëm do lëndohem më shumë nëse vazhdoj të mbahem tek ai inat dhe të luaj rolin e viktimës. Nuk besoj në viktima. Besoj në ‘Ok, më ndodhi, ta zgjidhim, dhe të ecim para’, ndoshta nëse do jem e sinqertë për të do ndihmoj dhe njerëz të tjerë ta shohin me më shumë pozitivitet.

Nuk mund të dënojmë dikë vetëm sepse mëkaton ndryshe nga ty”, shprehet Khloe.

Ende nuk dihet nëse ish-çifti ka menduar për ti dhënë një mundësi të dytë lidhjes së tyre, nga e cila kanë një vajzë të quajtur True.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat