Këngëtari Pellumb Vrinca vjen me hitin "Jam Malësor"

Mediale Vip

Këngëtari Pellumb Vrinca vjen me hitin "Jam Malësor"

Nga: Maksim Gjokaj Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:24
Pellumb Vrinca

Artisti i njohur Pellumb Vrinca sapo ka sjellë një këngë mjaft të bukur kushtuar siç edhe vetë ai thotë "Malësorëve kudo që janë".

Kënga mban titullin "Jam Malësor" me muzikë dhe tekst nga vetë këngëtari e me orkestrim nga Roland Çukaj e me një video mjaft të përshtatur nga PowerMedia Artur Hoxhaj (Turi) me koregrafi nga Dila Vaçaj.

Artisti që nihet për këngët e tij mjaft të veçanta që jetojnë gjatë dhe që i këndon bukur qoftë baladave të dashurisë e deri te ato patriotiket, nuk kishte si të mos silltë këtë projekt super të bukur siç din të këndojë e ti përshtatej një artisti malësor si ai, këtë këngë taman malësore autentike.

Ndryshe Pellumbi nihet edhe si këngëtari që pëlqehet shumë kudo por sidomos në gëzimet e ahengjet familjare.

Mjafton ta dëgjoni vetëm një herë këngën e tij më të re e do ta pëlqeni shumë që ka nga teksti, vija melodike e deri te klipi mjaft popullor e i bukur.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat