Pas betejës së gjatë me tumorin, këngëtarja italiane rikthehet me një album të ri

Mediale Vip

Pas betejës së gjatë me tumorin, këngëtarja italiane rikthehet me një album të ri

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:35
Emma Marrone

Këngëtarja e njohur italiane Emma Marrone do të rikthehet pas betejës së gjatë me tumorin, me një album të ri.

“Fortuna” do të publikohet më datë 25 tetor dhe do të prezantohet vitin e ardhshëm në një koncert “live”, në Arena Di Verona.

Me këngët e saj të reja, në disa prej të cilave shfaqet edhe si tekstshkruese, Emma do të festojë karrierën e saj 10-vjeçare, e cila është shoqëruar me një luftë të vazhdueshme për jetën.

Këngëtarja italiane është operuar në të kaluarën dy herë për një tumor në mitër dhe vezore. Pak ditë më parë, 35-vjeçarja u komunikoi ndjekësve të saj se sërish po luftonte për jetën.

“Më duhet t’i mbyll llogaritë me këtë sëmundje njëherë e përgjithmonë, më pas do të kthehem tek ju. Jeta është ajo që ndodh kur të gjithë kemi ndërmend të bëjmë plane të tjera. Ndodh, thjesht ndodh.

Kjo nuk ishte koha e duhur, por në asnjë moment nuk do të ishte (…) Ju premtoj se do të kthehem më e fortë se kurrë më parë. Ka shumë gjëra të bukura për të jetuar së bashku”-shkroi Emma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat