Diellza Kolgeci rrëfen për herë të parë emocionet e mëmësisë: Një ditë pas lindjes, isha në emision

Mediale Vip

Diellza Kolgeci rrëfen për herë të parë emocionet e mëmësisë: Një ditë pas lindjes, isha në emision

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 20:54
Diellza Kolgeci

Diellza Kolgeci, Miss Kosova e vitit 1996, prej 5 muajsh është bërë nënë e një vajze të bukur, Helena. Ajo dhe Fisnik Rugova, basketbollisti i Kombëtares së Kosovës, u bënë prindër për herë të parë në prill të këtij viti dhe që nga ajo kohë, modelja i është përkushtuar së bijës me kohë të plotë.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Diellza rrëfeu se si ka ndryshuar jeta e saj tani që është bërë nënë, por edhe detaje të tjera rreth jetës familjare dhe profesionale.

Pas lindjes, modelja tregon se është duke përjetuar momentet më të bukura, por e pranon se ka qenë një fillim i vështirë dhe i mbushur me stres.

“Mami më ka ndihmuar shumë dhe gjatë shtatzënisë, por edhe deri sa ka mbushur Helena 3 muaj e gjysmë kam qëndruar tek mami. Kur shkuam në bregdet, ajo ishte shumë e vogël, ishte 2 muajshe e gjysmë dhe e mora me stres. Nuk kam fjetur fare në bregdet, sepse kur dëgjon viruse, temperatura e lartë. Me të vërtetë e mora shumë me stres, por e kam mbajtur veten, të jem më e qetë për shkak të Helenës, se bebi e kupton dhe kur njëri është pa gjumë bëhet dhe nervoz dhe e ngre ndonjëherë zërin”.

Megjithëse ishte tërësisht e përkushtuar tek e bija, Diellza tregon se menjëherë pas lindjes, ka qenë aktive dhe nuk ka qëndruar në shtrat për të pushuar.

“Si kam dalë nga spitali, të nesërmen kam shkuar në emision, për shkak të maratonës dhe kur më ka parë mami, se ka qenë herët në mëngjes dhe Fisi ka qenë aty. S’ka mundur ta besojë dhe tha ‘A je ti mirë, a je normal.’ Kam qenë direkt, menjëherë kam shkuar”.

Periudhën e shtatzënisë, Diellza tha se e ka kaluar si të gjitha nënat shtatzënë, por asnjëherë nuk i ka treguar dhimbjet dhe nuk është ankuar tek të tjerët.

“Asnjëherë nuk jam ankuar tek të tjerët sepse besoj që nëse ankohesh të rritet dhimbja edhe më shumë. Jam munduar të jem aktive dhe nëse kam pasur ndonjë dhimbje, jam ulur kam pushuar dhe kam vazhduar. Deri ditën e lindjes jam marrë edhe me punime tek shtëpia”.

Diellza rrëfen se në momentin kur ka kuptuar që ishte shtatzënë, ka dashur shumë të ishte vajzë, edhe pse ndiente se ishte djalë.

“Shumë kam patur dëshirë, ndoshta se më ka munguar motra, jam rritur me vëllezërit, i dua shumë jam shumë e lidhur me ta, por motra është motër. Kam lakmuar shumë shoqet që kishin motra. Kur kam shpërthyer tullumbacen, kam patur shumë ndjenjën se do ishte djalë. Nuk e di pse, por kur pashë, thoja mos kanë bërë shaka, jam emocionuar shumë”.

Emri i plotë i vajzës është Helena Rela Rugova sepse Diellza donte shumë që të kishte inicialet e prindërve.

 “Unë kam qenë e lidhur me babin dhe ai më thoshte ’kam dhënë gjithçka të të shihja ty nesër me vajzë’, sepse e dinte që i doja shumë vajzat dhe unë i thoja ‘prit edhe pak, deri para të 40-ve nuk kam ndërmend njëherë. Babi ka ndërruar jetë dhe nuk ka mundur të shikojë këtë lumturinë time”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat