Të famshmit shqiptarë që u kanë vendosur fëmijëve emra qytetesh

Mediale Vip

Të famshmit shqiptarë që u kanë vendosur fëmijëve emra qytetesh

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 21:21
Ilustrim

Përzgjedhja e emrit për fëmijën që pritet të vijë në jetë është një sfidë e njohur, tashmë! Të famshëm e me reputacion publik qofshin apo njerëz krejt të panjohur, të gjithë biem dakord në një pikë: emri është një identitet që do të na përkojë gjatë gjithë jetës, ndaj dhe duhet bërë një zgjedhje e kujdesshme. Kohë pas kohe kemi parë, edhe nga shembujt botërorë se emri mund të lidhet me një histori të caktuar, mund të jetë një bashkim simbolik inicialesh, mund të jetë një krijim origjinal dhe i veçantë, siç së fundmi po kthehet në një fenomen fakti që prindërit po u vendosin fëmijëve emra qytetesh botërorë. Romë, Paris, Londër në dukje të parë ngjan sikur je në mes të metropoleve të botës, por në fakt këto janë emrat që disa prindër të njohur shqiptarë kanë zgjedhur për fëmijët e tyre. Nga Sara Hoxha dhe Ledion Liço, tek blogerja Estela Ujka, njihuni me gjetjet pikante të emrave të personazheve VIP për fëmijët e tyre.

Sara Hoxha
Vetëm tre ditë më parë, trashëgimtarja e pasur e Top Channel u bë nënë për herë të dytë. Me një foto nga materniteti, e rrethuar nga dy djemtë e saj, Sara Hoxha na e ëmbëlsoi edhe më shumë ditën me këtë moment të veçantë të fiksuar në foto, teksa zbuloi emrin për djalin e dytë të familjes. Pas London Noor, ajo dhe Ledioni vendosën që djalin e sapoardhur në jetë ta quajnë me një tjetër emër qyteti, Roman. Për zgjedhjen e parë të emrit London, Sara dha asokohe këtë shpjegim: "London, sepse në atë vend unë dhe babai yt rritëm dashurinë për njëri-tjetrin. Noor, sepse ti je drita e jetëve tona dhe sepse Noor (Dritë) + Itan = Dritan”. Ndërsa, për emrin e pjesëtarit më të vogël të familjes, Roman, shpjegimi është ky: origjina e emrit Roman vjen nga latinishtja dhe historikisht është përdorur për djemtë. Përpos kuptimit fillestar (qytetar i Romës/ një njeri me kulturë italiane, latine ose greke), kuptimi biblik i këtij emri është “i fortë”, “ i plotfuqishëm”.

Redi Jupi
Ish-futbollisti i Dinamos dhe i Kombëtares, Redi Jupi është një nga personazhet më protagonist në studiot televizive sidomos në çështjet e sportit dhe zhvillimeve të ndryshme që prekin këtë fushë. Jetën private, ai ka preferuar që ta mbajë larg vëmendjen mediatike, por kjo nuk e përjashton mundësinë që ndonëse rrallë ai të zbulojë diçka për bashkëshorten apo fëmijët e tij. Ai dhe e shoqja Vivien Petrela janë prindër të tre fëmijëve. Fëmija i parë, një vajzë për çiftin Redi Jupi dhe Vivien Petrela dhe ata zgjodhën një emër të veçantë: Paris. Pas kësaj të fundit, erdhën në jetë edhe dy djem dhe familja ndihet më e plotësuar se kurrë.

Estela Ujka
Blogerja e njohur shqiptare dhe një nga influencueset më të fuqishme në rrjetet sociale është zyrtarisht nënë e tri vajzave. Pas Lorest dhe Sharmin, vajzave më të mëdha të familjes, Estela Ujka lindjen e vajzës së tretë e bëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me siguri, për t'i dhënë edhe një copëz nga vendlindja Brooklyn bijës së saj më të vogël, mami Estela bëri një gjetje të veçantë: e quajti Damar Brooklyn. Dhe ne mendojmë që është një super zgjedhje.

Joana Smakaj
Ndonëse, ajo tashmë ka hequr dorë nga muzika duke u fokusur totalisht tek ligjet dhe noteria, Joana Smakaj është nënë e dy fëmijëve. Pesë vite më parë, këngëtarja solli në jetë vajzën, së cilës i vendosi emrin Paris.

Milot Llalloshi
Këngëtari nga Kosova dhe bashkëshortja e tij Erxhina, vetëm përpara pak muajsh u bekuan me frytin e tyre të dashurisë, me një vajzë të cilën e quajtën me një emër të veçantë: Roma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat