Para pak ditësh, futbollisti shqiptar Granit Xhaka dhe gruaja e tij Leonita janë bërë prindër të një vajze, duke provuar për herë të parë ndjenjën e të qenurit prind.
Ata kanë zgjedhur që ta pagëzojnë vajzën me emrin Ayna.
Pak ditë pas lindjes, Ayna e vogël ka pranuar dhurata të ndryshme.
Një dhuratë të bukur ja ka bërë edhe shoku i skuadrës së Granitit në kombëtaren zvicerane, Ricardo Rodriguez i cili gjithashtu luan në ekipin AC Milan.
Këtë e ka bërë të ditur Leonita përmes një InstaStory, duke falënderuar Ricardon për këtë dhuratë dhe kujdesin që ka treguar.