Justin Bieber paditet për foton e publikuar

Mediale Vip

Justin Bieber paditet për foton e publikuar

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:14
Justin Bieber

Këngëtari, Justin Bieber po paditet për postimin në rrjetin social Instagram të fotos së tij. Ka qenë fotografi Robert Barbera që ka hapur një proces gjyqësor kundër tij për shkelje të të drejtave të autorit.

Sipas  E!, në dokumentet gjyqësore të dorëzuara shkruhet se ky veprim i fotografit ndodhi për shkak të përdorimit të paautorizuar dhe shfaqjes publike të fotografisë.

Bieber nuk kishte marrë autorizimin e fotografit për publikimin e fotos dhe as nuk kishte përmendur se fotografia ishte realizuar prej tij.

Image

Fotoja është publikuar në 13 mars dhe Justin shfaqet nën shoqërinë e mikut të tij, Rich Wilkerson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat