Ndahen Jim Carrey dhe Ginger Gonzaga

Mediale Vip

Ndahen Jim Carrey dhe Ginger Gonzaga

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 23:58
Jim Carrey dhe Ginger Gonzaga

Pas më pak se një viti që u paraqitën publikisht si çift, Jim Carrey dhe Ginger Gonzaga janë ndarë.

57 vjeçari Carrey dhe 35 vjeçarja Gonzaga kanë luajtur së bashku në seritë “Kidding”, derisa më vonë romancën e tyre e bartën nga ekrani në jetën reale kur edhe debutuan si çift në tapetin e kuq në Golden Globes në muajin janar.

“Unë ndihem shumë me fat. Ajo nuk është vetëm e bukur, por ajo është jashtëzakonisht e talentuar, fantastike dhe e mençur”, kishtë thënë Carrey për gruan krahë tij në tapetin e kuq të Globes.

Përpos që kanë punuar së bashku në “Kidding”, ish-çifti kanë qenë së bashku edhe në seritë e Showtime “I’m Dying Up Here”.

Aktori i njohur më herët ka qenë në lidhje me Cathriona White, e cila ka ndërruar jetë pas overdozës të drogës në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat