Lady Gaga qëndron në vaskë me akull për 10 minuta, pastaj në dush të nxehtë për 20 minuta

Mediale Vip

Lady Gaga qëndron në vaskë me akull për 10 minuta, pastaj në dush të nxehtë për 20 minuta

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 08:38
Lady Gaga

Lady Gaga ka zbuluar rutinën e saj pas koncertit.

Lady Gaga është goxha aktive me koncerte, në të cilat mbledh numër të madh të fansave të saj.

Së fundi, bëri bujë paraqitja e saj në një koncert, ku u rrëzua në mes të skenës, por për këtë gjë nuk i bën fare asaj.

Përmes një postimi, këngëtarja ka treguar rutinën pas koncerteve, ajo tregoi se relaksohet duke qëndruar në vaskë me akull e pastaj në dush të nxehtë.

“Rutina pas mbarimit të shfaqjes, banjë akulli për 5-10 minuta, banjë të nxehtë për 20 minuta, më pastaj kostum kompresimi të mbushur me pako akulli për 20 minuta”, ka shkruar ajo.

Ajo ua dëshmoi këtë gjë fansave përmes fotogravie, ku shfaqet e zhveshur në vaskë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat