Blero kalon mbrëmjen me vajzën e tij, zbulon të tjera pamje brenda shtëpisë

Mediale Vip

Blero kalon mbrëmjen me vajzën e tij, zbulon të tjera pamje brenda shtëpisë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 09:39
Blero dhe Tara

Afrona dhe Blero kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë rreth 1 muaj më parë, por ata të dy nuk jetojnë bashkë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Prive’, Blero zbuloi se ai dhe bashkëshortja e tij janë shumë të zënë me punë dhe se nuk e kanë vendosur akoma nëse do të jetojnë në Zvicër apo Prishtinë.

Megjithatë ai ka treguar se gjatë kësaj kohe ja ka ndjerë shumë mungesën Afronës dhe se dëshiron të bashkohet sa më shpejt me të.

Por në këto ditë Bleros i është gjendur pranë vajza e tij, Tara, me të cilën ai ka një lidhje shumë të fortë. Këngëtari ka treguar se babë e bijë e kanë kaluar bashkë mbrëmjen e sotme duke parë filma të animuar në shtëpi.

Blero ka publikuar disa video dhe me këtë rast ka zbuluar një pjesë nga ambienti brenda shtëpisë së tij.

Nga imazhet dallohet një dhomë gjumi me hapësirë të bollshme ku në qendër ka një televizior të madh dhe e gjitha është e dekoruar me ngjyrë të bardhë. Blero duket se e ka shijuar shumë këtë moment me të bijën dhe është kënaqur akoma dhe më tepër kur ka kujtuar se së shpejti e pret muaji i mjaltit me Afronën në Hawaii.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat