Mariza Ikonomi nuk dëshiron të marrë më pjesë në festivale: Nuk më pëlqen ndjesia e tyre

Mediale Vip

Mariza Ikonomi nuk dëshiron të marrë më pjesë në festivale: Nuk më pëlqen ndjesia e tyre

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 10:30
Mariza Ikonomi

Mariza Ikonomi ka vetëm pak muaj që është rikthyer në vendin e saj pas një eksperience unike si këngëtare në kroçere.

Gjatë kësaj kohe këngëtarja ka pasur mundësinë të takojë miq e kolegë të saj dhe sigurisht të punojë për projekte të reja muzikore.

Megjithëse pritet që Mariza të sjellë këngë të reja, ajo nuk e ka ndërmend që ato t’i promovojë në festivalet që organizohen në vend. E ftuar ditën e sotme në emisionin radio televiziv “Sara Radio Show”, Ikonomi tha se nuk i pëlqen më ndjesia e festivaleve.

Ajo u shpreh se nuk është kundër tyre, duke qenë se karrierën e saj e ka nisur prej të tilla organizimeve, por nuk i pëlqen gara me artistët e tjerë.

“Nuk jam për festivale, nuk më pëlqen ndjesia e tyre. Unë jam rritur me festivale, nuk jam kundra tyre.

Mund të marrësh pjesë 1 herë, 2 herë, 5 herë, por jo të marrësh pjesë gjatë gjithë kohës, sepse nuk më pëlqen ndjesia e konkurencës”, është shprehur Mariza.

Ajo ka shtuar se tashmë dëshiron të organizojë ndonjë koncert të sajin recital, siç bëjnë këngëtarët në mbarë botën. Për herë të fundit Mariza ka marrë pjesë në festivalin e 56-të në RTSH me këngën “Unë” në vitin 2017-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat