“Dhelpër dinake”, a është kënga e re e Mozzik një dedikim për Loredanën?

Mediale Vip

“Dhelpër dinake”, a është kënga e re e Mozzik një dedikim për Loredanën?

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 11:28
Loredana dhe Mozzik

Ndarja e Mozzik dhe Loredanës ka qenë tema më e diskutuar kohët e fundit.

Pas deklaratës së Loredanës për ndarjen e tyre, e cila ishte e para që theu heshtjen pas shumë dyshimeve rreth marrëdhënies që kishin, situata u bë akoma dhe më e qartë.

Dukshëm të dy kanë ecur para, këngëtarja me turin e saj dhe Mozzik me muzikën e tij.

Ai ka zbuluar se do të publikohet shumë shpejt projekti i fundit i titulluar “Dhelpër dinake”. Këtë e ka lajmëruar me anë të një postimi në ‘Instagram’ në të cilin shkruan: “Dhelpër Dinake po vjen. Me ndërru lojën në vjeshtë veç unë di”.

Nisur nga titulli, kënga të jep idenë se është një dedikim për ish-partneren e tij, por na mbetet të presim derisa të publikohet për ta kuptuar edhe më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat