Kevin Jonas e përjetëson bashkëshorten përmes tatuazhit

Mediale Vip

Kevin Jonas e përjetëson bashkëshorten përmes tatuazhit

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 06:50
Kevin Jonas e ka përjetësuar bashkëshorten e tij me një tatuazh të ri.

Kevin Jonas e ka përjetësuar bashkëshorten e tij me një tatuazh të ri.

Ylli i popit e ka postuar në Instagram një fotografi të tatuazhit të ri, në të cilin është bashkëshortja e tij Danielle në fustanin e Giambattista Valli që ajo e kishte veshur në video klipin e “Jonas Brothers” për hitin “Sucker”.

Artisti i tatuazheve Winter Stone e krijoi dizajnin e siluetës.

"Një shtesë krejt e re për familjen", e përshkroi foton Kevini. "Jam shumë krenar për këtë kohë që po e kalojmë në jetën tonë dhe që do ta kujtoj këtë me @daniellejonas përgjithmonë!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat