Aktorja e famshme Jennifer Lawrence dhe partneri i saj Cooke Maroney janë zyrtarisht të martuar. Çifti tha “Po” në një vilë në ishujt Rhode. Të pranishëm në ceremoni ishin 150 të ftuar, mes tyre edhe shumë personazhe të famshëm, si: Adele, Amy Schumer, Kris Jenner, Emma Stone, Ashley Olsen etj. Ndërsa të premten, Nicole Richie, Joel Madden, Cameron Diaz dhe Sienna Miller ishin të pranishëm në darkën pritëse që çifti mbajti në një tendë të bardhë në Rose Island.
Një burim për People ka treguar se Jennifer mbante veshur në ditën e saj të madhe një fustan nusërie nga Dior. Duke marrë parasysh fustanin që aktorja kishte zgjedhur për fejesë, jemi të sigurt që edhe për dasmë nuk do të na zhgënjejë.
Ajo dhe partneri i saj Cooke janë bashkë prej qershorit të vitit të kaluar, u fejuan në maj të këtij viti dhe së fundmi i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme.
Tani mezi po presim për fotot e dasmës dhe sidomos për të parë fustanin e nuses.