Si nuk e kishim vënë re! E dashura e Olsi Bylykut qenka identike me këngëtaren e famshme shqiptare!

Mediale Vip

Si nuk e kishim vënë re! E dashura e Olsi Bylykut qenka identike me këngëtaren e famshme shqiptare!

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 07:54
Olsi Bylyku dhe partnerja tij, Egli Tako

Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku dhe partnerja tij, Egli Tako, po përfliten prej disa muajsh për lidhjen e tyre të dashurisë.

Tashmë, ata nuk ngurrojnë t’i tregojnë publikisht ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin dhe Egli ka dëshmuar se është mbështetësja më e madhe e partnerit të saj.

Madje, ajo e ndihmon aktorin edhe në punë dhe nuk mungon në asnjë puntatë të shfaqjeve të tij.

E kemi parë shpesh Eglin nëpër fotot e shumta të dyshes, mirëpo e kishit vënë re ç’ngjashmëri ka partnerja e Olsit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj?

Ishte vetë Egli ajo që ndau një foto me Xhensilën dhe të gjithëve i ka rënë një sy ngjashmëria e madhe e dy vajzave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat