Keisi mund të jetë ndarë me Stresin por ish vjehrra e saj ka dy fjalë për modelen

Mediale Vip

Keisi mund të jetë ndarë me Stresin por ish vjehrra e saj ka dy fjalë për modelen

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 10:32
Keisi tani vazhdon jetën në Kanada e Stresi ka vazhduar sërish rrugën e tij në muzikë

Prej muajsh Stresi dhe Keisi janë ndarë, por vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe çdo postim i tyre komentohet.

Keisi tani vazhdon jetën në Kanada e Stresi ka vazhduar sërish rrugën e tij në muzikë.

Gjithashtu Kesi ka treguar dhe herë të tjera edhe pse mund të jetë ndarë me Stresin me prindërit e tij ajo ruan akoma një marrëdhënie të mirë.

Dhe këtë e ka vërtetuar më së miri së fundmi dhe komenti i mamasë së Stresit, Shpresa Lushaj.

Në foton e publikuar shihet Kesi e veshur me kapuç dhe xhup por ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte komenti i të ëmës së reperit e cila i shkruante :

'Bukur Kejsiiiii' koment i cili ka treguar se ato akoma ruajnë marrëdhënie të mira.

Dhe nuk kishte si të mungonte dhe përgjigja e  Kesit e cila ja kthen ish vjehrrës :

'Mimiiiii imeee ' shoqëruar me emoji zemra.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat