8 muaj pas lindjes së Zërit, Elita Rudi gati të rikthehet me një projekt të ri

Mediale Vip

8 muaj pas lindjes së Zërit, Elita Rudi gati të rikthehet me një projekt të ri

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 16:44
Elita Rudi

Në shkurt të këtij viti, Elita Rudi solli në jetë një djalë, i cili u pagëzua me emrin Zëri.

Gjatë këtyre muajve moderatorja simpatike është kujdesur për rritjen e vogëlushit dhe ka treguar se është një mama shumë e përkushtuar.

Ajo dhe Zëri nuk janë ndarë për asnjë moment nga njëri-tjetri, por duket se tani ka ardhur koha të mësohen të qëndrojnë larg.

Elita ka treguar ditën e sotme se ka nisur punën për projekte të reja, të cilat pritet të zbulohen shumë shpejt. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet duke pozuar brenda shtëpisë ose një zyre dhe e veshur me shumë klas.

Bashkangjitur fotos ajo ka shkruar: “Mezi po pres t’ju tregoj për projektin e ri që po punoj”.

Elita nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë, por me siguri duhet të jetë diçka që ka lidhje me televizionin, duke qenë se Rudi është marrë gjithmonë me këtë punë. Madje më herët ajo ka treguar se në muajin tetor do të rikthehet sërish në ekran për të rifilluar punën si moderatore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat