Michelle Obama i impresionon të gjithë, 55-vjeçarja shfaqet në formë perfekte fizike në palestër

Mediale Vip

Michelle Obama i impresionon të gjithë, 55-vjeçarja shfaqet në formë perfekte fizike në palestër

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 18:50
Michelle Obama

Michelle Obama është shfaqur gjithmonë në formë të mirë fizike dhe me kalimin e viteve ajo vazhdon të perfeksionohet.

Së fundmi ish-zonja e parë i ka lënë të gjithë pa fjalë me një foto të realizuar nga stërvitja në palestër.

Trupi i Michelle është i ngjashëm me atë të një vajze 20-vjeçare dhe duket se ajo është kujdesur shumë për të arritur në këtë pikë.

Në foton e publikuar ajo ka nxjerrë në pah gjithë muskujt e saj duke mbajtur në krahë një top të madh.

“Nuk ndihem gjithmonë mirë në momentin e parë. Por më pas ndihem mirë që nisa palestrën”, ka shkruar 55-vjeçarja përkrah fotos.

Fansat e saj u shprehën të impresionuar dhe se u vjen turp nga vetja kur shikojnë të tilla foto.

Në autobiografinë e saj “Becoming”, Michelle ka treguar se rutina e rregullt stërvitore e ka ndihmuar të ketë një jetë të balancuar e të shëndetshme, si një mama dhe grua që duhet të punojë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat