Me pamjet nga studio, Gjiko paralajmëron të gjithë reperët e tjerë se çfarë do të sjellë - Bota Sot
Me pamjet nga studio, Gjiko paralajmëron të gjithë reperët e tjerë se çfarë do të sjellë

Mediale Vip

Me pamjet nga studio, Gjiko paralajmëron të gjithë reperët e tjerë se çfarë do të sjellë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 19:40
Gjiko

Muajt e fundit, reperi i njohur kosovar, Gjiko vendosi t’i dedikohej më shumë se asnjëherë tjetër familjes së tij.

Ai ka ndarë momente të ndryshme nga pushimet pranë më të dashurve të tij, bashkëshortes, Elita Rudi dhe vogëlushit Zëri.

Megjithatë pas kësaj periudhe duket se Asdreni është gati t’i rikthehet si më parë muzikës duke sjellë projekte të reja, për të cilat është kujdesur gjithë këto kohë. Me anë të një postimi në ‘Instastory’, artisti ka treguar se ka punuar shumë duke qëndruar në studio për orë të gjata.

“10 orë në ditë, 12 këngë janë përfunduar”, ka shkruar Gjiko krah fotove të shkëputura pranë mikrofonit. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se të gjithë reperët e tjerë duhet të qëndrojnë të përgatitur për rikthimin e tij.

Me siguri pas këtyre deklaratave, të gjithë fansat e Gjikos janë duke pritur se çfarë do të sjellë këngëtari kësaj here.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat