“Tetori rozë”, Ermonela Jaho: Nëse nuk duam njëri-tjetrin do zhdukemi si komb

Mediale Vip

“Tetori rozë”, Ermonela Jaho: Nëse nuk duam njëri-tjetrin do zhdukemi si komb

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 11:11
Ermonela Jaho

Një koncert bamirësie në ndihmë të vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit riktheu Ermonela Jahon në skenën shqiptare. Sopranoja me famë ndërkombëtare interpretoi krah 4 artisteve të tjera shqiptare mbrëmjen e së martës në Tiranë në sallën e Katedrales Ortodokse

Tetori rozë i sjell ndërmend kujtimin e dy mikeshave që humbën jetën nga kjo sëmundje por edhe rolin e saj si grua e artistë në këtë nismë.

“Para dy muajsh kam humbur dy mikeshat e mia në moshën time, kështu që më kujton çdo ditë. Nëse do kujtohemi çdo ditë do të jemi qënie humane më të mira. Kush ka në dorë me një emër, me një pozitë, bëj, jep atë çfarë ke në dorë. Është detyrim human. Nëse ne nuk do vlerësojmë dhe duam njeri tjetrin ne do të zhdukemi si komb”, u shpreh Jaho.

Koncertit me vlera të larta artistike, i janë bashkuar edhe Vikena Kamenica, Elda Laro, Enada Hoxha dhe pianistja Paola Jaho. Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të shkojnë për ndërtimin e një qendre për ofrimin e shërbime ndaj grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit si dhe të afërmit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat