Ronela Hajati tregon kompleksin që ka me veten dhe befason të gjithë

Mediale Vip

Ronela Hajati tregon kompleksin që ka me veten dhe befason të gjithë

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 23:43
Ronela Hajati

Ronela Hajati i ka habitur të gjithë me përgjigjen.

Këtë të mërkurë në “Soiree” me Jonida Shehun ishte e ftuar këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila foli për këngën e saj më të re “MVP” dhe rreth projekteve që ka sjellë ndër vite. Gjatë intervistës Jonida e ka pyetur Ronelën se çfarë kompleksi ka me veten dhe ajo ka treguar se ka trupin e saj.

“Kam kompleks të dal me rrobabanjo në klip. Unë nuk kam asnjë klip me rrobabanjo në jetë. Nuk më pëlqen vetja fare dhe trupin tim e kam pak kompleks, nuk e di pse, por dua të mbulohem sa më shumë”, është shprehur Ronela. “Ndonjë gjë tjetër që do t’ua fshehësh njerëzve dhe mediave ka?”, e ka pyetur më tej Jonida. “Mediave unë iu jap atë çka duhet t’iu jap, që jo vetëm mua, por besoj të gjithëve iu leverdis ana profesionale”, është përgjigjur këngëtarja e njohur.

“Ato duan jetën personale, ndërsa ti ju jep atë profesionale “, ka vazhduar më tej Jonida Shehu duke qeshur. “Po, por unë nuk fitoj lekë nga ajo, unë fitoj lekë nga ajo tjetra, pra unë jam goxha biznesmene”, ka përfunduar Ronela Hajati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat