Nuk e dinim; I dashuri i Dua Lipas vuan prej vitesh nga kjo sëmundje!

Mediale Vip

Nuk e dinim; I dashuri i Dua Lipas vuan prej vitesh nga kjo sëmundje!

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 13:33
Anwar dhe Dua

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid po shijojnë romancën e tyre, dhe mediat e huaja shkrujajnë se dyshja kanë nisur edhe bashkësjetesën.

Ndërsa më parë vëllai i motrave të famshme Gidi dhe Bella Hadid kishte një jetë jo fort publike, duket se që prej nisjes së romancës me shqiptaren e famshme Dua Lipa, jeta e Anwar ka ndryshuar shumë.

Mediat e huaja janë gjithmonë në kërkim të detajeve e lajmeve që kanë lidhje me dashurinë e re të Dua-s, ku së fundmi duket se është zbuluar diçka që nuk e dinim më parë për 20 vjeçarin.

Duke qenë se familja Hadid ka jetuar për shumë vite në fermë, tre prej pjesëtarëve vuajnë prej vitesh nga një sëmundje që duhet ‘Lyme’. Në fermë kishte kuaj, të cilët kishin një gjallesë të vogël që ngjitet në trup që duhet rriqër.

Anwar, Bella dhe nëna e tyre është infektuar nga kjo sëmundje e cila nëse nuk kurohet me medikamente, bakteret mund të infektojnë pjesë të tjera të trupit si zemra, nyjet dhe sistemi nervor. Kjo mund të shkaktojë lodhje serioze, dhimbje trupi apo probleme të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat