Liam Payne tregon sesa e frikshme është të bëhesh baba në moshën 23 vjeçare - Bota Sot
Liam Payne tregon sesa e frikshme është të bëhesh baba në moshën 23 vjeçare

Mediale Vip

Liam Payne tregon sesa e frikshme është të bëhesh baba në moshën 23 vjeçare

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 23:53
Liam Payne

Në mars të 2017 jeta e Liam Payne mori një drejtim tjetër. Ylli i One Direction u bë baba për herë të parë në moshën 23 vjeçare, me të dashurën e asaj kohe Cheryl. Tashmë ai është një artist solo dhe me një djalë 2 vjeçar, Payne po reflekton mbi ndryshimin drastik që pësoi jeta e tij.

Në një intervistë për MTV News ai foli sinqerisht  sesi mësoi të dojë veten, shëndetin fizik, ndikimin në shëndetin e tij mendor dhe sigurisht për jetën e tij si baba i një djali.

 "Në fillim është gjëja më frikshme në botë, sepse ti mendon 'O Zot, une duhet të kujdesëm për këtë krijesë të vogël, dhe kjo është diçka shumë e lezetshme, por me shumë përgjegjësi.' Unë isha shumë i ri, kështu që mu desh të mësoja shumë", u shpreh ai në intervistë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat