Aktorja e njohur përballet me kritikat e fansave pak kohë pas lindjes së vajzës

Mediale Vip

Aktorja e njohur përballet me kritikat e fansave pak kohë pas lindjes së vajzës

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 09:17
Shay Mitchell

Para pak kohësh, aktorja e njohur, Shay Mitchell solli në jetë vajzën e saj të parë.

Edhe pse tani janë në rolin e prindërve, Shay dhe Matte, duket se nuk i shmangin mundësitë për t’u argëtuar.

Si dihet, javë më parë, artisti i famshëm Drake festoi 33-vjetorin e tij.

Ai kishte ftuar shumë personazhe të njohur ku midis tyre ishte dhe Shay.

Aktorja publikoi momente nga eventi në të cilin ishte, por duket se fansat nuk ishin aq të kuptueshëm për vendimin e saj.

Shumë prej tyre e akuzuan se ishte një nënë e papërgjegjshme që 3 ditë pas lindjes, del të festojë dhe e lë vajzën e saj vetëm.

Shay i ka lexuar me shumë sportivitet këto komente negative, duke i ironizuar me një video në ‘Instagram’, ku shprehej se e kishte lënë me qenin e saj, e më vonë e ka fshirë këtë postim.

Pas një periudhe shumë të vështirë shtatzënie, duket se aktorja ka nisur përsëri të jetë vetvetja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat