Mbesa e Robert Kennedy vdes në moshën 22-vjeçare, prej overdozës

Mediale Vip

Mbesa e Robert Kennedy vdes në moshën 22-vjeçare, prej overdozës

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 08:55
Saoirse Kennedy

Mbesa 22-vjeçare e Robert Kennedy, e gjetur pa ndjenja tre muaj më parë në rezidencën e familjes në Cape Cod, Massachussets, SHBA, gjeti vdekjen pasi kishte kaluar në overdozë prej një koktejli lëndësh narkotike.

Mjeku ligjor publikoi këtë të premte analizat toksikologjike të kryera në trupin e vajzës.

Kështu në gjakun e saj u gjet përzierje metadoni, antidepresiv dhe një nivel i lartë alkooli.

Kujtojmë se e reja gjeti vdekjen në 1 gusht, në rezidencën e së vesë së Kennedy.

Kufoma e Saoirse Kennedy, u gjet nga disa familjarë të saj, pas një nate feste.

Saoirse është vajza e Courtney Kennedy Hill, e pesta nga 11 fëmijët e senatorit amerikan Robert Kennedy dhe të shoqes Ethel e cila aktualisht është 91 vjeçe, dhe prej kohësh vuante nga depresioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat