Anxhela Peristeri tregon pagesën më të lartë dhe më të ulët që ka marrë në koncerte

Mediale Vip

Anxhela Peristeri tregon pagesën më të lartë dhe më të ulët që ka marrë në koncerte

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 06:23
Anxhela Peristeri

Kur vjen puna tek pagesa, shumica prej nesh i bëjmë veshët 4 për të dëgjuar rrogat e të tjerëve. Interesi shtohet sidomos, kur përflitet për pagesat e personazheve të njohur. Sonte e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri është pyetur nga Fifi se cila ka qenë pagesa më e lartë që ka marrë në një koncert.

Anxhela ka treguar se shuma më e lartë që ka marrë ka qenë “5 mijë euro”.

Ndërkohë pa nguruar Anxhela ka treguar edhe pagesën më të ulët që i kanë dhënë në fillimet e karrierës.

“80 mijë lekë”,-ka treguar Anxhela pagesën më të ulët. 

Epo, me shumë durim dhe punë Anxhela ia ka dalë që sot të fitojë edhe 5 mijë euro në koncerte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat