Nëse doni të dini si do të duket Princesha Charlotte kur të rritet, shihni mbesën e famshme të Lady Diana-s

Mediale Vip

Nëse doni të dini si do të duket Princesha Charlotte kur të rritet, shihni mbesën e famshme të Lady Diana-s

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 06:38
Princesha Charlotte

Sa më shumë rritet Princesha Charlotte, aq më shumë ngjason me stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Elisabeth. Por duket se ajo ka marrë shumë edhe nga ana e gjyshes së saj, Princeshë Diana-s. Nuk e kishim vënë re këtë fakt, derisa mbesa e Diana-s, modelja e famshme Lady Kitty Spencer publikoi një foto nga fëmijëria e saj.

Fotoja e publikuar në profilin e saj në Instagram i përket vitit 1992, kur duhet të ketë qenë në një moshë me Charlotte-n. Kitty shfaqet e veshur me kostum kalërimi, teksa qëndron mbi një kalë të bardhë. Nëse s’do kishte shkruar se është një foto e vjetër, të gjithë do të mendonin se bëhet fjalë për Princeshën Charlotte.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj, të cilët vënë në dukje ngjashmërinë që ajo ka me princeshën e vogël. Në fakt, të dyja janë bionde, me sy në ngjyrë të çelët, bardhoshe dhe mbi të gjitha, kanë lidhje gjaku, kështu që nuk do të ishte çudi që Charlotte të dukej si Lady Kitty Spencer kur të rritej.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat