Një tjetër pajtim mes Noizyt dhe Dafina Zeqirit, reperi ia shpreh dashurinë ndryshe nga më parë

Mediale Vip

Një tjetër pajtim mes Noizyt dhe Dafina Zeqirit, reperi ia shpreh dashurinë ndryshe nga më parë

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:37
Dafina Zeqiri dhe Noizy

Pasi bashkëpunuan për këngën “A don love”, Noziy dhe Dafina Zeqiri u përfolën për prishje të marrëdhënieve të tyre dhe nuk janë parë më bashkë. Por duket se kjo nuk është e vërtetë. Ditën e djeshme, Dafina ka publikuar hitin e saj më të ri, në bashkëpunim me një nga pjesëtarët e OTR-së, Varrosin. 

Kënga e titulluar “Ring Ring” është pritur mjaft mirë dhe Noizy e ka postuar në profilin e tij të “Instagram”-it. “Dy nga artistët e mi të preferuar”, shkruan Noizy, duke u dhënë fund kështu njëherë e mirë thashethemeve për problemet mes tij dhe këngëtares së njohur.

Edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje dhe ngritje, pyetjes se a është bërë Dafina Zeqiri pjesë e OTR-së, Noizy iu përgjigj kështu vitin e kaluar: “Më në fund, edhe Dafina bëhet pjesë e OTR-së”. “A don love” është bashkëpunimi mes dy këngëtarëve të njohur Noizy dhe Dafina Zeqiri, i cili mesa duket po rezulton i suksesshëm.

Vetëm dy javë nga publikimi i klipit në “Youtube”, kënga ka arritur mbi 5 milionë klikime. E pas këtij bashkëpunimi të suksesshëm, duket se reperi dhe këngëtarja kanë vendosur që të bëhen edhe bashkëpunëtorë. Me sa duket, Dafina do të bëhet pjesë e labelit OTR.

Këtë e ka zbuluar vetë Noizy nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, ku ka postuar një foto ku ai është së bashku me Dafina Zeqirin. “Sapo e bëra pjesë të OTRsë”, shkruan reperi i njohur, bashkëngjitur me foton ku shfaqet me Dafinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat