Një 50-vjeçare si Jennifer Lopez, këngëtarja i befason të gjithë me performancën e fundit

Mediale Vip

Një 50-vjeçare si Jennifer Lopez, këngëtarja i befason të gjithë me performancën e fundit

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 19:18
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka rënë gjithmonë në sy për format e saj perfekte fizike. Ylli i muzikës latine i ka surprizuar çdo herë e më shumë ndjekësit e saj në mbarë botën, njëjtë si në performancën e fundit të mbajtur ditën e dielë në Miami.

50-vjeçarja ka performuar në skenë e veshur me një ‘body’ latex, në ngjyrë të bardhe dhe të zezë, që e shfaqte më sexy se asnjëherë tjetër. Flokët i kishte në onde të mëdha, ndërsa ishte kujdesur që në fytyrë të ishte e kuruar deri në detaje.

Ashtu si çdo herë tjetër, Jennifer i ka shoqëruar këngët me koreografi kërcimi, duke bërë që fansat të brohorasin të emocionuar. Në fakt kjo nuk është hera e parë që me ‘look-un’ dhe performancat ekspresive në skenë, JLo çon peshë zemrat e publikut dhe fansave të saj kudo ndodhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat