Se cilin yll të madh të ekranit takoi me Ritën, na e tregoi e ëma, Vera Ora!!

Mediale Vip

Se cilin yll të madh të ekranit takoi me Ritën, na e tregoi e ëma, Vera Ora!!

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 15:14
Rita Ora, Vera Ora

Kur je një VIP  si Rita Ora ke mundësi të bësh shumë gjëra në jetë, e një prej tyre, është qasja me yje të ekranit të kalibrit të Michael Caine.

Më saktë, Sir Michael Caine, një ikonë e filmit britanik.

Gjatë karrierës së tij 70 vjecare, është shfaqur në më shumë se 130 filma, dhe titullin e fisnikërisë ia ka dhënë vetë mbretëresha Elisabetë për shkak të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në kinema.

Pikërisht, me këtë legjendë të vërtetë dhe të shoqen e tij, Vera Ora ka pasur një takim që e ka gëzuar pamasë.

 “E nderuar që e takova dhe kalova kohë me Sir Michael Caine dhe gruan e tij të bukur, Shakira! Rita ishte shumë e ngrohtë dhe u kujdes për të në sheshxhirim. Ajo më tha se I kujtonte gjyshin e tij të dashur regjizor, Besim Sahatciu“, ka shkruar Vera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat