Edhe pas ndarjes, Brad Pitt nuk e lejon Angelina Jolien të largohet nga Amerika - Bota Sot
Edhe pas ndarjes, Brad Pitt nuk e lejon Angelina Jolien të largohet nga Amerika

Mediale Vip

Edhe pas ndarjes, Brad Pitt nuk e lejon Angelina Jolien të largohet nga Amerika

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 00:45
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Angelina Jolie ka pozuar nudo derisa ka thënë se ajo ka dashur të jeton jashtë Amerikës por Brad Pitt nuk e ka lejuar derisa fëmijët e tyre të bëjnë 18 vjet: “Me duhet të qëndrojë ku babai i tyre ka zgjedhur të jetojë”.

Angelina Jolie është zhveshur për të realizuar një fotosesion sensual.

Fituesja e çmimit Oscar ka pozuar nudo e mbuluar vetëm me një pelerinë për fotografinë e njohur Sølve Sundsbø për edicionin e dhjetorit të revistës së njohur Harper’s Bazaar.

Aktorja e Maleficent ishte e hapur edhe në intervistën e saj që e dha për këtë revistë ku ajo ka theksuar që ajo nuk ishte një vajzë e njohur në shkollën e mesme, kishte frikë nga emocionet, e dashuronte shpirtin e saj “të qetë” dhe do të jetonte jashtë Amerikës me fëmijët e saj nëse do ta lejonte ish partneri i saj Brad Pitt i cili dëshiron që fëmijët e tij të jetojnë në Los Angeles.

Kur është pyetur nëse ajo do të dëshironte të jetonte në një vend tjetër jashtë SHBA-së, ajo është përgjigjur shumë shpejt:

“DO të dëshiroja që të jetojë jashtë dhe do ta bëj posa fëmijët e mijë ti mbushin 18 vjet. Për momentin me duhet të zbatojë dëshirën e babait të tyre që dëshiron të jetojë në Los Angeles”, ka thënë regjisorja e Unbroken.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat