Angela Martini gjatë këtij muaji promovon në shqip librin e saj

Mediale Vip

Angela Martini gjatë këtij muaji promovon në shqip librin e saj

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 06:32
Angela Martini

Angela Martini ka zbuluar se kur do ta publikoj librin e saj.

Angela Martini ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram se së shpejti do të jetë në Tiranë për ta promovuar librin e saj.

Ajo ka treguar se ka zgjedhur që fillimisht librin ta nxjerr në gjuhën shqipe.

“Jam e emocionuar të ju njoftoj se libri im ‘Dashuri, shpresë, dritë’ i shkruar me aq dashuri, shpresë e dritë, do të dalë së pari në shqip në Panairin e Librit në Tiranë  në Stendën Botuese Dudaj. Ejani të më shihni dhe të firmosni librin tuaj! Unë do të jem atje në 13, 14 dhe 15 nëntor”, ka shkruar Angela Martini pranë postimit në Instagram.

Kujtjojmë se në këtë libër ajo ka folur për jetën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat