Angelina Jolie guxon më shumë në setin e fundit, zbulon çfarë detyrohet të bëjë për shkak të Brad Pitt

Mediale Vip

Angelina Jolie guxon më shumë në setin e fundit, zbulon çfarë detyrohet të bëjë për shkak të Brad Pitt

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:16
Angelina Jolie

Në kopertinën e re të dhjetor 2019 - janar 2020 të "Harper's Pazar", aktorja Angelina Jolie shfaqet me një tyl transparent, duke guxuar më shumë e duke treguar se tashmë ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj.

44-vjeçarja po gjen një rrugë të re në këtë fazë të jetës së bashku me fëmijët e saj, ndonëse për ta problemet nuk kanë të ndalur.

Përherë një nënë e përkushtuar për fëmijët e saj, Angelina Jolie e ka kaluar këtë periudhë me betejën për kujdestarinë, e cila nuk ka mbaruar ende.

Ajo ende nuk është plotësisht e përgatitur t'i japë Brad kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve, ndaj në këtë kohë, aktorja është gjithë kohën nëpër seanca gjyqësore.

Ndërsa marrëveshja e tyre ende nuk është konkrete, Angelina nuk do ta ndalojë dot Brad të ndajë kujdestarinë e përbashkët. "S’është shumë e mundur. Në qoftë se gjykata sheh që Brad është një prind i papërshtatshëm, nëse ka prova të abuzimit të fëmijëve ose abuzimit të drogës / alkoolit nga Brad, atëherë ka të ngjarë që një gjyqtar t’i jepte vetëm Anxhelinës kujdestarinë”.

Megjithatë, thuhet se Angelina, për shkak të Brad, është e detyruar të shkojë bashkë me fëmijët ku është edhe aktori. Të paktën kështu është shprehur ajo në intervistë: “Tani për tani, më duhet të vendosem atje ku edhe babai i tyre vendos të jetojë”, - ka thënë aktorja.

Për premierën e filmit të saj “Maleficent: Mistress of Evil”, Angelina solli të gjithë fëmijët e saj - përveç Maddox - në premierën në Los Angeles, në fund të shtatorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat