Përlotet Brunilda Lahe, shoqet e ngushta dhe motra i bëjnë një baby-shower surprizë në emision

Mediale Vip

Përlotet Brunilda Lahe, shoqet e ngushta dhe motra i bëjnë një baby-shower surprizë në emision

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 06:39
Brunilda Lahe

Kjo e mërkurë në “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel ishte një festë për vajzën e Brunilda Lahe që do të vijë së shpejti në jetë.

Mikeshat e saj të zemrës në bashkëpunim me stafin e “Soirée” dhe Jona Spahiun i organizuan një baby-shoëer surprizë moderatores së njohur Brunilda Lahe.

Duke filluar nga koleget e saj të punës, deri tek motra e saj, Brunilda ka ngelur e surprizuar dhe nuk e priste që festën e baby shower ta bënte një një emision.

Momenti më emocionues për Brunildën ka qenë kur në studio ka ardhur edhe shoqja e saj e ngushtë nga Vlora, Nertila Fisheku. Sapo ajo e ka parë që u fut në studio, Brunilda nuk i ka ndalur dot lotët.

Në këtë festë ishte edhe gjinekologia e Brunilda Lahes, Jola Lulo e cila së bashku me Jonida Shehun i kanë bërë një quiz nëse ajo është gati të bëhet nënë dhe nëse di t’i ndërrojë pelenat e bebit. Një test i kaluar me sukses për Brunilda Lahen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat