Shëtisin të tre së bashku, ‘vjehrri’ i Dua Lipës i surprizon me veprimin e bukur për të dhe Anwar

Mediale Vip

Shëtisin të tre së bashku, ‘vjehrri’ i Dua Lipës i surprizon me veprimin e bukur për të dhe Anwar

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:58
Mohamed dhe Anwar Hadid

Romanca mes këngëtares së njohur, Dua Lipa dhe Anwar Hadid, duket se po ecën më mirë se kurrë.

Çifti është në një lidhje dashurie prej disa muajsh, e madje kanë nisur bashkëjetesën.

Shpeshherë Dua, Bella dhe Gigi kanë treguar se kanë një marrëdhënie të fortë e gjithmonë shihen të komentojnë në fotot e njëra-tjetrës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

The yellow brick road

A post shared by Mohamedhadid. (@mohamedhadid) on

Mesa duket, këngëtarja nuk ka fituar vetëm zemrat e motrave të Anwar, por edhe të babait të tij, Mohamed Hadid, i cili e ka treguar këtë fakt me anë të një publikimi në “Instagram”.

Mohamed-i ka ndarë me ndjekësit e tij, një foto të çiftit duke u përqafuar, gjatë një shëtitjeje që ishin duke bërë të tre.

Familja Hadid e ka bërë mjaft të qartë tashmë se janë dakort me zgjedhjen e Anwar dhe e mbështesin atë plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat