U nxorr jashtë nga kampi I ISIS-it, modelja shqiptare ka dy fjalë për Alvin Berishën

Mediale Vip

U nxorr jashtë nga kampi I ISIS-it, modelja shqiptare ka dy fjalë për Alvin Berishën

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:53
Adrola Dushi

11 vjeçari, Alvin Berisha tashmë është nxjerrë jashtë kampit të ISIS, Al-Hol të Sirisë.

Edhe pse nuk dihet shumë rreth operacionit që e shpëtoi vogëlushin shqiptar, bëhet e ditur se ai aktualisht gjendet në qytezën Erbril të Sirisë në një vend të sigurt, të monitoruar nga  organizatat ndërkombëtare.

Shpëtimi i tij u mundësua nga autoritetet kurde dhe ato italiane.

Këtë lajm e kanë mirëpritur të gjithë, madje me të është solidarizuar edhe modelja shqiptare Adrola Dushi, e cila ka publikuar një fotografi të Alvinit, duke shkruar : “Zoti të ruajt o zemër e vogël”.

Kujtojmë që babai i tij, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare e braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri, (kufi me Turqinë). 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat