Gerta Heta premton rikthimin në muzikë, së shpejti pritet të publikojë projektin më të ri

Mediale Vip

Gerta Heta premton rikthimin në muzikë, së shpejti pritet të publikojë projektin më të ri

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 06:37
Gerta Heta

Përpara disa vitesh Gerta Heta ishte një nga këngëtaret e preferuara nga brezi i ri, pasi ajo realizonte gjithmonë këngë të stilit modern që pëlqeheshin shumë. Për herë të parë Gerta nisi të këndonte në vitin 2003 dhe për 7 vite me radhë ajo ishte mjaft aktive në muzikë. Por në vitin 2010 ajo vendosi të shkëputej nga muzika dhe t’i dedikohej më shumë pasionit tjetër të saj, radios. Megjithatë në gjithë këto vite mungesë këngët e saj nuk janë harruar dhe prandaj Gerta ka vendosur të rikthehet sërish në muzikë. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me tre mikeshat e saj, Rezarta, Aolta dhe Daniela, Gerta zbuloi se ka planifikuar që të realizojë një projekt të ri.

Ajo tregoi se është në kërkim të një materiali të mirë muzikor, ndaj së shpejti mund të kemi një këngë prej saj. Gjatë bisedës në studio Gerta tregoi se vite më parë mësonte mikeshat e saj si të kërcenin që të ndiznin atmosferën kur ajo këndonte. Kujtojmë se disa nga këngët më të njohura të Hetës janë “My Love”, “Lamtumirë”, “Inspirim” etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat