Mister i pazbuluar, pse kishte rruar kokën Britney Spears?

Mediale Vip

Mister i pazbuluar, pse kishte rruar kokën Britney Spears?

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 09:53
Britney Spears

Për jetën e ish-yllit adoleshent, tani 37-vjeçares Britney Spears është xhiruar një dokumentar i ri, në të cilin zbulohet prejardhja e saj dhe arsyeja e vërtetë se pse Britney e rroi kokën në vitin 2007, derisa e përjetoi një krizë nervore.

Kjo ndodhi në momentin kur ajo doli nga qendra e rehabilitimit, dhe më pas hyri në një sallon flokësh, e mori makinën dhe e rroi kokën, dhe të gjitha i rrumbullakoi duke shkuar në sallonin e tatuazheve, dhe të gjitha këto para rreth 70 fotografëve që po e ndiqnin.

Në xhirimin e filmit të ri të titulluar "Britney Spears: Breaking Point", morën pjesë miq të shumtë nga jeta e saj dhe njerëz që patën rastin ta njohin atë, duke e përfshirë artisten e tatuazheve Emily Wynne-Hughes, e cila e takoi këngëtaren disa minuta pasi që e rroi kokën.

"Jashtë ishte një zhurmë e padurueshme, nuk isha e sigurt se çfarë po ndodhte, a kishte protesta, dhe pastaj pashë blice. Dera u hap ngadalë dhe një person me kapuç hyri në sallon. E vura re që Britney nuk kishte flokë dhe e pyeta pse nuk kishte flokë, dhe përgjigja e saj ishte paksa e çuditshme. Ajo tha se nuk do që dikush t’ia prekë kokën dhe flokët dhe se ishte lodhur nga njerëzit që i preknin flokët e saj", tha Emily, duke e zbuluar sekretin të cilin Britney nuk e kishte ndarë kurrë me fansat.

Dokumentari i zbulon edhe detajet e tjera më pak të njohura dhe të panjohura nga jeta e saj, si ai që truprojat e saj merrnin mitë nga mediat dhe u mundësonin atyre qasje tek këngëtarja.

"Ajo i kishte dy truproja që duhej të kujdeseshin që të mos e fotografonin paparacët, por njëri prej tyre i ngrinte vazhdimisht grilat e dritareve", tha flokëtarja Esther Tognozzi, e cila ishte në sallonin e flokëve derisa Britney po e rruante kokën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat