Zbulohet përse reperi shqiptar u largua nga muzika

Mediale Vip

Zbulohet përse reperi shqiptar u largua nga muzika

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 08:06
Azet

Para disa ditësh, reperi shqiptar me famë në Gjermani, Azet njoftoi se do largohet nga muzika për një periudhë të caktuar. Ai i sqaroi fansat se po e bën këtë veprim që të qëndrojë më afër familjes.

Sipas mediave vendimi i Azet erdhi prej humbjeve me të cilat u përball gjatë këtij viti.

Babai i tij ndërroi jetë, prandaj ai do e sheh të nevojshme që të qëndrojë pranë familjes si djali i madh dhe të kujdeset për to.

Një tjetër tragjedi në jetën e Azet ishte se shoku i tij Sefas ndërroi jetë prej një aksidenti automobilist. Këto ngjarje të rënda mendohet të kenë bindur reperin që të bëjë pak pushim nga muzika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat