“Gymyshi” atraktive në fotografinë e fundit

Mediale Vip

“Gymyshi” atraktive në fotografinë e fundit

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 07:50
Songul Oden

Befason me ndryshimin Aktorja e njohur turke, Songul Oden, e cila kulmin e famës e arriti me rolin e “Gymyshit” në serialin me po këtë emër, kohët e fundit befasoi me ndryshimin në stilin e flokëve.

Duket ndryshe nga ajo që jeni mësuar ta shihni, megjithatë edhe me këtë stil po duket tejet e veçantë.

Ajo vazhdimisht mundohet t’ju qëndrojë pranë fansave të saj me imazhe të bukura qoftë nga puna apo edhe nga përditshmëria e saj. Dje solli një fotografi të veçantë, ku shfaqet me një fustan me shkëlqim, ngjyrë të gjelbër.

Duket shumë elegante. 

Songül ka debutuar në skenë në vitin 1999, kur ka realizuar një seri televizive me titull “Ferhunde Hanımlar”. Pas kësaj, ajo u shfaq në pesë seri të tjera televizive “Vasiyet” (2001), “Havada Bulut” (2002), “Gümüş” (2005-2007), “Vazgeç Gönlüm” (2008) dhe “Mükemmel Çift” (2010). “Gymysh” ishte një ndër serialet më të pëlqyera për publikun.

Sa i përket jetës private, aktorja Songul Oden në tetor të vitit 2016, i ka dhënë fund martesës tetëvjeçare me aktorin Kerem Alisik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat