Gold-Ag dedikim vargjesh për Rexhep Selimin

Mediale Vip

Gold-Ag dedikim vargjesh për Rexhep Selimin

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 22:51
Selimi dhe Gold-Ag

Rexhep Selimi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Kjo gjë u bë e ditur nga vetë Selimi. E pas kësaj ka reaguar edhe reperi Gold-Ag, i cili i ka dedikuar vargje ish-pjesëtarit të UÇK-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi.

“Pasi me u bo kjo gjykate ka taksirati, mos me na thirrë tash na jet hatri”, është një nga vargjet e shkruara nga Arian Aguxhi, i cili tha se është krenar që e njeh Selimin.

Postimi i plotë:

Pasi me u bo kjo gjykatë ke taksirati
Mos me na thirrë tash na jet hatri
1000 gjyqe e gjykata nuk ma prishin qerën
Nuk gjykohet një ushtri që e ka mbrojtë pragun e nerën.

VËLLA KRENAR QË TË NJOH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat