Kanye West vendos për ta ndryshuar emrin

Mediale Vip

Kanye West vendos për ta ndryshuar emrin

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 08:24
Kanye West

Kanye West ka ndërmend të ndërrojë emrin.

Në një intervistë të papritur në Fast Company Innovation Festival, Kanye la të kuptohej se mund ta ndërrojë emrin në “Christian Genius Billionaire Kanye West” përkohësisht.

“Kur njerëzit thonë se është e tepërt ta quash veten miliarder, mund ta ndërroj emrin në Christian Genius Billionaire Kanye West për një vit, deri kur ta kuptojnë çfarë do të thotë në të vërtetë,” i tha ai Mark Wilson, gazetar i Fast Company. “Do jetë goxha i vështirë për t’u shkruar,” tha Wilson me shaka. “Do ta kem edhe në targë,” shtoi Kanye. Intervistat e Kanye s’janë kurrë të vakëta. Vjet, tha se skllavëria ishte një zgjedhje. Në 2016-n, i kërkoi Mark Zuckerberg një miliardë dollarë sepse kishte 53 milionë dollarë borxh. Në 2009-n, kur po promovonte një linjë atletesh, tha se do ta ndërrojë emrin në Martin Louis the King Jr. Ndërsa në 2006-n, pozoi për Rolling Stone me një kurorë gjembash dhe e krahasoi veten me Jezusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat