Dua Lipa rrëmben vëmendje në “The Voice of Germany”

Mediale Vip

Dua Lipa rrëmben vëmendje në “The Voice of Germany”

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 21:35
Dua Lipa

Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të zëshëm e më të komentuar në tabloidet e huaja dhe jo vetëm.

Duke qenë se është një prej yjeve shqiptare më të kërkuara në botë, ajo së fundmi ka qenë e pranishme në “The Voice of Germany”, gjersa dhuroi performancë të mahnitshme duke interpretuar këngën e saj të re “Don’t Start Now”.

Përveç performancës, 24-vjeçarja padyshim se vëmendje të madhe mori edhe me dukjen joshëse, e cila zgjodhi një fustan të shkurtër të zi të kombinuar me gurë të bardhë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

cute but lethal. I’ve gone through four pairs of tights with this dress. ?

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Këto momente të veçanta, ylli shqiptar ka vendosur t’i ndajë edhe me fansat në rrjetet sociale, teksa sjell disa momente të performancës së saj në llogarinë zyrtare, Instagram.

“The Voice of Germany, prova dhe performanca”, ka shkruar mes të tjerash Dua.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

? @thevoiceofgermany rehearsals and performance ? // shot by @pixielevinson

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Bukuroshja, e transformuar këtë kohë në bionde, aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “Don’t Start Now”, ku deri më tani ka grumbulluar mbi 26 milionë klikime në YouTube, projekt ky i shndërruar në hit botëror për vetëm një javë.

E njëjta së shpejti pritet të sjellë edhe albumin e ri “New Era”, me të cilin siç ka paralajmëruar do fillojë një epokë të re në karrierë, përkundër që sukseset e saj nuk kanë të ndalur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat