U largua nga muzika e rrjetet sociale, motra e Rinës ka një njoftim publik për të

Mediale Vip

U largua nga muzika e rrjetet sociale, motra e Rinës ka një njoftim publik për të

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:50
Rina

Rina Balaj u largua për një kohë nga muzika e edhe rrjetet sociale.

Reperja shqiptare, Rina Balaj, karrierën e nisi fuqishëm e gjithçka po i shkonte mjaft mirë, si me projekte muzikore ashtu edhe mbrëmje të ndryshme.

Rina arriti që rreth vetes të mbledh edhe një numër jo të vogël fansash të cilëve u qëndronte pranë e i njoftonte nëpërmjet rrjeteve sociale.

Mirëpo papritur Rina vendosi që të largohet nga të dyja, si muzika ashtu edhe rrjetet sociale. E nga ai moment kanë hapur llogari false në emër të saj në Instagram.

Prandaj motra e reperes, Rudina, e ka bërë një njoftim publik duke treguar se Rina nuk e ka hapur Instagramin dhe se kurdo që të ndodhë kjo ajo do ju njoftoj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat