Mediat zvicerane: Reperi Mozzik ‘godet’ ashpër ish-partneren e tij, Loredanën

Mediale Vip

Mediat zvicerane: Reperi Mozzik ‘godet’ ashpër ish-partneren e tij, Loredanën

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 13:40
Mozzik dhe Loredana

Reperi Mozzik është kthyer me këngë të re.

Kënga e re e Mozzik përmban aludime të shumta dhe ‘thumbime’ kundër ish-të dashurës së tij, Loredanës, shkruan 20minuten.

Është kënga e tij e parë që nga ndarja me Loredanën (24 vjeçe). Dhe duket se kënga me titull “Dhelpër dinake” e Mozzik (24 vjeç) është shumë personale.

Pjesa tjetër është ‘diss’, ku thotë “Qëndro larg meje”, “Jam lodhur nga debatet”. Në dashuri sipas tij ai pësoi dhe u lëndua,  “Mos më thirr më anonim, mos ma prish gjumin ti”, thotë Mozzik.

Në videon shoqëruese të këngës, Mozzik shfaqet në një vilë duke festuar me femra të shumta në bikini. Klipi në YouTube ka marrë që nga e enjta deri tani 2.5 milionë shikime.

Padyshim se kënga nuk u ka ikur fansave të Loredanës, të cilët e kanë ‘bombarduar’ reperin me pyetje në Instagram. Kurse, Loredana u përgjigj vetën në një pyetje “Jo nuk kam atë qëllim, unë nuk jam dhelpra e vogël”.

“Unë jam duke bërë promo tani, kështu që ju mund të porosisni biletat e turneut tim. Në shqip “dinake” nuk përkthehet “e vogë” por “mashtruese”, shtoi ajo.

Në mesin e tetorit, Loredana noftoi zyrtarisht ndarjen e saj nga Mozzik.

“Ne vendosëm të bëjmë një pauzë”, tha ajo në Instagram, pasi spekulohej me javë të tëra për një prishje të raporteve mes tyre.

Dyshja kanë një vajzë, Hanën, të lindur në dhjetor 2018.

Ata planifikuan që turneun “Bonnie& Clyde” ta mbanin bashkë në pranverën e vitit 2020, por do të mbahet vetëm nga Loredana.

Në maj, Mozzik po ashtu  ndihmoi të dashurën e tij në konferencën për shtyp të mbajtur në Prishtinë, kur ajo foli lidhur me pretendimet e mashtrimit të një çifti zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat