Shkurte Gashi demanton lajmin se po dhuron një iPhone 11

Mediale Vip

Shkurte Gashi demanton lajmin se po dhuron një iPhone 11

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 08:31
Shkurte Gashi

Shkurte Gashi ka mohuar lajmin se po dhuron një iPhone 11.

Shkurte Gashi është emër shumë i dashur për publikun dhe njëherësh goxha e ndjekur në rrjete sociale.

Por, ka raste kur janë hapur llogari në Facebook dhe Instagram në emër të saj, e që edhe mund të keqpërdoren për gjëra të ndryshme.

Një faqe e hapur në Facebook në emër të Shkurtës, njoftoi se këngëtarja po dhuron iPhone 11, nëse i plotësojnë disa kushte.

Por, përmes një postimi në InstaStory, ajo ka reaguar duke mohuar këtë lajm, duke thënë se kjo faqe menaxhohet nga ajo.

“Reagim: Fansat të dashur, ky informacion dhe kjo faqe është e rrejshme, andaj ju lus që mos të bini pre e njerëzve të pandërgjegjshëm. Me respekt, Shkurte Gashi”, ka shkruar Shkurta.

Ajo po ashtu postoi një foto të faqes zyrtare të saj, duke thënë “E vetmja faqe zyrtare e imja është kjo”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat