Angela Martini tregon historitë e trishta të jetës së saj: Nuk kam rrëfyer asgjë deri 18 vjeç

Mediale Vip

Angela Martini tregon historitë e trishta të jetës së saj: Nuk kam rrëfyer asgjë deri 18 vjeç

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 08:44
Angela Martini

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në ‘Opinion’ ishte modelja Angela Martini për të promovuar librin e saj “Dashuri, shpresë, dritë”.

Si rrallëherë, ajo ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale dhe duket se fëmijëria nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

Me dy prindër të divorcuar, ajo është përballur me situata të vështira.

Teksa jetonte me gjyshërit dhe kushërinjtë e saj në Shkodër, dikush ka tentuar ta rrëmbëje dhe ajo ishte vetëm 10 vjeçe.

“Ishte zheg dhe familjarët e mi ishin në gjumë kurse unë po luaja përjashta me një shoqe. Një burrë m’u afrua, më pyeti për familjen dhe më tha se njihte tim atë. Kur i thashë se ai ishte në Zvicër, ai më ofroi akullore dhe më kapi për dore. Kur pashë makinën e tij me disa burra të tjerë brenda, e kuptova çfarë po ndodhte. I kafshova dorën dhe u largova”, ka rrëfyer modelja.

Image

E gjendur në këtë situatë të vështirë, e ëma e nisi Angelën për në Zvicër dhe aty modelja ka hasur vështirësi edhe me njerkën e saj.

Pas ndarjes, i ati i Angelës ishte martuar sërish dhe kishte krijuar një jetë të re në Zvicër.

E pyetur nga Blendi Fevziu se si ishte marrëdhënia me njerkën, Angela u përgjigj: “Shumë e vështirë!”

Ajo rrëfeu se si kur ishte vetëm 10 vjeçe, njerka e keqtrajtonte duke krijuar intriga, mashtrime e madje duke penguar edhe nënën e Angelës që ajo të bashkohej me të bijën në Zvicër.

Megjithatë, e vënë nën trysni nga kjo situatë, modelja rrëfeu se një gjë të tillë nuk ia tregoi kurrë të atit, derisa mbushi 18 vjeç.

E pyetur për marrëdhënien aktuale me të atin, Angela tregoi se tani ajo flet më të vetëm 1 ose dy herë në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat