Super ritmike! Bëhuni gati për këngën e re të Elvana Gjatës

Mediale Vip

Super ritmike! Bëhuni gati për këngën e re të Elvana Gjatës

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:48
Elvana Gjata

Elvana Gjata po vjen me një këngë të re dhe pritet të jetë super ritmike. Pas këngëve “Fustani”, “A m’don” dhe “Meine liebe” që bënë namin gjatë verës, Elvana nuk do e mbyllë këtë vit pa sjellë edhe një tjetër këngë.

Këngëtarja ka publikuar sot një video ku shfaqet në studio gjatë regjistrimit të këngës dhe kuptuam se kjo këngë do jetë shumë ritmike duke qenë se Elvana shfaqet duke kërcyer.

Këngëtarja e ka shoqëruar postimin me përshkrimin “Mama”, duke lënë të kuptohet se kënga do mbajë këtë titull.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mama? ????

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Pak ditë më parë Elvana postoi edhe disa foto ku tregonte pamjen e saj në këtë klip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat