Habit deklarata e këngëtarit të njohur: Kam menduar vetëvrasjen - Bota Sot
Habit deklarata e këngëtarit të njohur: Kam menduar vetëvrasjen

Mediale Vip

Habit deklarata e këngëtarit të njohur: Kam menduar vetëvrasjen

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:42
Liam Payne

Këngëtari i njohur Liam Payne është shprehur se ndihet me fat që është gjallë pasi ka patur mendime për vetëvrasje.

I ftuar në emisionin "Straight Talking with Ant Middleton", 26-vjeçari foli hapur për gjendjen psikologjike, famën, marrëdhënien me Cheryl dhe djalin e tyre 2-vjeçar.

Kur u pyet për momentet e tij më të errëta, Liam tha: "Fama është si të kesh një krizë të çuditshme në mes të jetës. Jam me fat që jam këtu."

Më pas, shpjegoi se niveli i vetmisë dhe fjalët e njerëzve kanë rënduar në gjendjen e tij psikologjike.

"Kam qenë mjaft të keq. E kam pasur në menu (vetëvrasjen) disa herë gjatë jetës sime. Jam me fat që kam njerëz të mirë rreth meje”, u shpreh Liam.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat